Apolonia ndal vrullin e Vorës, Lushnja bën autokritikë përballë

Apolonia mposht 2-0 Vorën në sfidën që çeli javën e 12-të të Kategorisë së Parë në RTSH. Fati i takimit vendoset që në pjesën e parë me fierakët që shënojnë fillimisht me Maksutin dhe më pas dyfishojnë shifrat me Antoni nga pika e bardhë e penalltisë.
Miqtë mundohen të reagojnë, fitojnë një penallti në minutën e 94-t, por Ruzgis gabon nga pika e bardhë.
Vora ndalet pas 8 rezultateve pozitive në kampionat dhe pëson humbjen e dytë sezonale në Fier. Apolonia lë pas humbjen në Pogradec dhe me këtë sukses ngjitet në kuotën e 15 pikëve në tabelën e klasifikimit.
Në ndeshjen tjetër të ditës, Lushnja bën autokritikë pas humbjes në shtëpi përballë Valbonës, duke mposhtur me rezultatin 3-1 Korabin në “Roza Haxhiu” në sfidën e vlefshme për javën e 12-të të Kategorisë së Parë.
Korreshi zhbllokoi sfidën në pjesën e parë, ndërsa Uilli dhe Canka realizuan në pjesën e dytë. Miqtë shënojnë me Markun në fund të takimit, por goli i tij vlen vetëm për statistika. Lushnja rikthehet et fitorja pas 2 humbjeve radhazi dhe ngjitet në kuotën e 15 pikëve në klasifikim.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




