Flamurtari mund Vorën dhe “blindon” vendin e tretë

Kategoria e Parë ka zbritur sot në fushën e lojës me ndeshjen e parë të javës së 29-të, atë mes Vorës dhe Flamurtarit, fituar nga skuadra vlonjate me rezultatin 3-2, e cila blindon kështu vendin e tretë në klasifikim në kuotën e 54 pikëve, ndërsa Vora mbetet në kuotën e 45 pikëve në vendin e katërt.
Në pjesën e parë ishin vlonjatët që thanë fjalën e tyre duke shkuar në pushim me avantazhin 1-0, me golin e shënuar nga Shkurtaj në minutën e 29-të. Pjesa e dytë nisi me një tjetër ritëm, me tre gola të shënuar në harkun e 5 minutave. Pjeshka në minutën e 48-të dyfishoi për vlonjatët, ndërsa Gaio 50’ ngushtoi shifrat në 1-2.
Në minutën e 53-të Shkurtaj kompletoi dopietën personale duke shënuar golin e tretë për Flamurtarin, ndërsa 11-metërshi i finalizuar nga Prenga nuk u mjaftoi vorakëve për të ndryshuar fatin e ndeshjes, pavarësisht se vlonjatët mbetën me një lojtar më pak, Pjeshka mori kartonin e dytë të verdhë në minutën e 84-ët. Flamurtari fiton kështu 3-2 përballë Vorës.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




