Elbasani dhe Bylis, kreu për to

Futboll Vendi | 3 vite më parë

Elbasani ruan kryesimin në Kategorinë e Parë edhe pas javës së 25-të, teksa ka fituar 3-0 ndaj Burrelit në stadiumin “Elbasan Arena”. De Melo në pjesën e parë dhe Lleshi e Klement në 45 minutat e dyta fiksojnë rezultatin 3-0 për verdheblutë e Nevil Dedes, të cilët kryesojnë këtë kampionat me 59 pikë.

Mban të njëjtin ritëm me Elbasanin, Bylis, i cili ka fituar ndaj Besës të shtunën, 2-0. Kjo falë golave të Ruçit dhe Trumçit, ndërsa ballshiotët e Arjan Bellait janë të sigurtë drejt kthimit të në Superligë. Ajo që bën përshtypje në këtë javë është barazimi pa gola i Flamurtarit me Lushnjën, apo dhe fitorja e Kastriotit në transfertën e Vorës, 3-1. Ndërkohë është mundur Tomori në Berat nga Luzi 2008, 2-1, me beratasit gjithnjë e më shumë në rënie, kurse java është mbyllur në Fier me Apolonia – Korabi 1-1.

Përgjithësisht një javë që ka lëvizur shumë pak gjëra në renditje, ku pjesa më e madhe e ekipeve kanë ruajtur pozicionet e tyre në klasifikimin. Dallimin e bën vetëm Besa e Kavajës, që tashmë është në vendin e parafundit. Kampionati rikthehet pas dy javësh.  


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme