Vllaznia, Brdariç:  E vlerësojmë maksimalisht Besën

Futboll Vendi | 2 vite më parë

Vllaznia kërkon kualifikimin të mërkurën ndaj Besës, në ndeshjen e cila do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” dhe që do të jetë e vlefshme për 1/8 e finaleve të Kupës së Shqipërisë. Trajneri Tomas Brdariç, në konferencën për shtyp një ditë përpara takimit, kërkon që skuadra të jetë e kujdesshme.

“E kemi marrë këtë ndeshje shumë seriozisht, sepse e vlerësojmë maksimalisht Besën dhe nuk ka asnjë shenjë nënlverësimi. Do të jetë një përballje të cilën duhet të hyjmë në fushë për ta fituar dhe për të qëndruar brenda objektivave tona”.

“Mund të kemi edhe ndonjë rotacion në fushë të lojtarëve, por pa prishur ballancat e skuadrës, sepse duam të vijojmë të ecim përpara dhe duhet të bëjmë shumë kujdes. Është një ndeshje e vetme dhe duhet ta fitojmë me çdo kusht për të ecur më tej edhe në Kupë”.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme