Moto GP edhe në Indi

Moto GP | 4 vite më parë

Kalendari i MotoGP pasurohet edhe me një garë tjetër. Do të jetë India, që do të presë një Çmim të Madh të garave me motorë, duke filluar nga sezoni 2023. Dorna ka zyrtarizuar “Buddh International Circuit” në Neë Delhi, si cirkuitin që do të presë një garë për botërorin e ardhshëm të motorëve. Ka qenë entuziast, Anurag Thakur, ministri i sporteve në qeverinë indiane për marrëveshjen e arritur me MotoGP. Drejtori i përgjithshëm i Dornas, Carmelo Ezpeleta, e ka komentuar kështu hyrjen e garës indiane në kalendarin e 2023  “Jemi krenarë që edhe India do të jetë pjesë e Botërorit të ardhshëm në Moto GP. Kemi shumë tifozë atje dhe mezi presim t’i shikojmë motorët të garojnë në cirkuitin e ri”.

Kështu kalendari i Moto Gp për sezonin e ardhshëm do të jetë më i pasur. India vjen pas konfirmimit të Kazakistanit, vetëm disa ditë më parë. E së bashku me këto, shkon në 31 numri i shteteve që ka pritur një Çmim të Madh, duke filluar nga viti 1949.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme