“Zhduket” numri 46, Rosi: Mund të vazhdoja, por jam i vjetër

Kanë kaluar vetëm gjashtë muaj që kur Valentino Rossi u tërhoq nga MotoGP, por nga Dorna vjen një nga çmimet më të mëdha për “Doktorin” që bëri histori motorsport. Në Mugello, para audiencës së tij, nëntë herë kampioni i botës mori 46-ën e tij përgjithmonë, një numër i tërhequr zyrtarisht nga MotoGP për të nderuar ikonën sportive. Kaq shumë emocion dhe duartrokitje në dorëzimin e numrit.
Megjithatë, edhe me rastin e formaliteteve, Rossi nuk e humbi ironinë: “Faleminderit për mbështetjen e mrekullueshme dhe brohoritjet për vitet e karrierës. Mugello ka qenë gjithmonë emocionues, tashmë ngrohja është një nga emocionet më të mëdha. Më vjen keq sepse mund të kishim garuar edhe 3-4 vite, por më dhimbnin shpina dhe gjunjët. Kuptova se isha plakur, por ishte vërtet e bukur”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




