Markez, në kërkim të podiumit

Moto GP | 5 vite më parë

Gara e Portimaos ishte shumë nën pritshmëritë dhe jo vetëm për vendin e gjashtë të arritur. Marc Marquez nuk luftoi dot për podiumin dhe në fund ai mundi të marrë më të mirën e mundshme, gjithnjë duke dueluar edhe me vëllain e tij Alex. Një garë pa ngjyrë për numrin një të Honda-s, i cili shpreson të rikthehet në Herez, ku të dielën do të zhvillohet raundi i gjashtë i MotoGP.

“Portimao ka qenë një fundjavë e komplikuar për ne, shpresoj që gjithçka në Jerez të jetë më e lehtë dhe të mund të punojmë mirë të premten dhe të shtunën për të qenë konkurrues të dielën”, – tha spanjolli në kërkim të podiumit të parë të sezonit. Por Fabio Quartararo në Portugali dha një shfaqje të vërtetë fuqie dhe në Spanjë do të nisë si favorit i madh, në një pistë që i përshtatet shumë Yamahas.

“Jam i lumtur që do të shoh tifozët spanjollë. Jerez është një qark i veçantë për të garuar, jo vetëm për shkak të historisë së tij, por edhe për shkak të atmosferës në ditën e garës. Pas disa viteve të vështira, shpresoj që të gjithë tifozët të vijnë dhe të argëtohen. Sepse do të jetë një fundjavë e rëndësishme për ne që të vazhdojmë të përmirësohemi dhe të afrohemi më shumë me liderët”, shtoi Marquez.

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme