Moto GP, zbulohen motorët KTM dhe TECH 3

Moto GP | 5 vite më parë

Pas dy skuadrave, Ducati Gresini dhe Yamaha RNF, vjen edhe motori Ktm, i cili është prezantuar të enjten. Eventi është zhvilluar on-line në respekt të protokolleve shëndetësore, kundër Covid-19, gjatë të cilit është zbuluar motori i ri RC16, me të cilin shtëpia austriake duhet të japë përgjigjet e pritshme për rolin e saj: si një konkurrues luksi ose konkurrent i besueshëm. Pas vetëm dy fitoreve në 2021, me Miguel Oliveira në Katalonjë dhe Brad Binder në Austri, e mbi të gjithë me një paraqitje nën të gjitha pritshmëritë, Ktm ka sjellë motorin e ri, për të kuptuar se çfarë të paraqesë MotoGP 2022.

Skuadra do të ketë dy drejtues të rinj në këtë sezon Francesco Guidotti dhe drejtori teknik Fabiano Sterlacchini. Në drejtim të dy motorëve të skuadrës zyrtare janë konfirmuar pilotët Miguel Oliveira e Brad Binder. Ndërsa skuadra satelit, Tech3 ka ndryshuar formacion. Pas largimit të Iker Lecuona e Danilo Petrucci, ka mbërritur dyshja që shkëlqeu në Moto2 vitin e kaluar, kampioni Remy Gardner dhe nëkampioni, Raul Fernandez.

Mbetet si kolaudator Dani Pedrosa. Të dy kampionët e Moto 2 jaë gati për të debutuar në MotoGP. Dhe këtë do ta bëjnë me skuadrën Tech3, që sëbashku me skuadrën zyrtare KTM kanë zbuluar tashmë motorët e tyre zyrtarë për sezonin 2022. Rinovohet me këtë rast për të katërtin vit radhazi, bashkëpunimi midis KTM dhe Tech3. Skuadra e radhës që do të prezantojë motorët e vet është Ducati Pramac, në 2 shkurt.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme