Suzuki, në kërkim të shpejtësisë

Moto GP | 5 vite më parë

Testet e  Indonezisë kanë përfunduar dhe për skuadrat e MotoGP është momenti për të bërë bilancin e asaj çfarë përfituan në cirkuitin e Mandalika. Mes skuderive të buzëqeshura është edhe Suzuki i Johan Mir dhe Alex Rins, me këtë të fundit që u rendit i gjashti në xhiron e fundit më kohën 1.31.477. Kurse kampioni i botës për vitin 2020 nuk mundi të marrë pjesë në provat e ditës së hënë për shkak të një problemi fizik. Mir, gjithsesi, shprehet i kënaqur për performancën e motorit:

“Po, mund të them se jam i kënaqur, xhiroja e parë dhe e dytë e testit dhanë indicie se kemi hedhur një hap përpara, sigurisht ka ende problem, por jam i bindur se do të jemi gati për garën e parë në Katar”, deklaroi Mir. Në të njëjtën linjë vijon edhe Alex Rins: “Motori ynë GSX-RR, është përmirësuar shumë, dhe rendimenti është më i lartë se një vit më parë, kemi punuar mirë në Sepang dhe tani në Indonezi, testet e para na japin besim se do të jemi në gjendje të luftojmë për podiumin”, deklaroi Rins.

Përgatitjet për startin e sezonit të ri në MotoGP përfundojnë me testet e Portugalisë në Portimao, gjithçka nis më 19 shkurt, kurse sezoni i ri ndez motorët më 6 mars me çmimin e madh të Katarit.

 

 

 

 

 

 

 

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme