Prishtina barazon me Feronikelin, Lilaj humbet penallti

Kosova | 6 vite më parë

Prishtina dhe Feronikeli nuk kanë shkuar më shumë se një barazim pa gola në sfidën hapëse të javës së 15-të të Superligës së Kosovës. Ndeshja nisi me një minutë heshtje në nderim të ikonës së FC Prishtinës, Shefqet Sinani, i cili ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare.

Një 90 minutësh i plogësht, me shumë pak raste në portat respektive, por mundësinë më të mirë për shënim e kishin vendasit, që në minutën e 13-të takimit fituan një 11-metërsh, por Lilaj u ndal nga portieri Avdyli i Feronikelit.

Ndërkohë, skuadra që drejtohet nga Klodian Duro, goditi traversën në pjesën e parë, në dy mundësi që krijoi, por pa arritur të mposhtë portierin Haxho.  90 minuta dhe 0-0, që për vendasit nuk është pritur aspak mirë, gjë e cila u tregua qartë nga trajneri Zekirija Ramadani, që deklaroi: “Nuk jemi të kënaqur me rezultatin. Nuk mund të them që luajtëm mirë, por nuk morëm rezultat. Na duhej fitorja, sepse kemi lënë shumë pikë gjatë rrugës. E kishim në dorë, e kishim penalltinë, e cila nuk është as e para dhe as e fundit që humbet”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme