Spanja, De la Fuente: 2024 vështirë të përmirësohet. Objektivat?

Trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, foli për mediat duke analizuar vitin që po përfundon: “Objektivisht ky 2024 është i vështirë për t’u përmirësuar. Unë them gjithmonë se duhet të përpiqemi të jemi më të mirë. Jemi të lumtur për sukseset e arritura dhe për objektivat historik që arritëm për të fituar të gjitha ndeshjet e Kampionatit Evropian duke luajtur futboll të shkëlqyer”.
Çfarë la Kampionati Evropian?
“Ne shkuam hap pas hapi dhe kuptuam se mund t’ia dilnim. Kjo më dha një ndjenjë krenarie. Rikuperuam frymën e vitit 2010, atë të cilës i referohesha gjithmonë. Ajo që na nxori të gjithëve në rrugë për të festuar”.
Cili ishte fillimi i gjithë kësaj?
“Liga e Kombeve ishte fara e gjithçkaje që po ndodh sot. Na vendosi në vitrinën e mediave ndërkombëtare, si një ekip i fuqishëm. Për mua Liga e Kombeve është po aq e vështirë sa një Kupë Evropiane. Për më tepër, ne ishim të parët që fituam dy tituj radhazi të Ligës së Kombeve”.
Cili është objektivi i radhës?
“Ne të gjithë po e shikojmë Kupën e Botës 2026 me cepin e syve tanë. Është ngjarja më e rëndësishme në futboll. Por për të arritur mirë në Kupën e Botës ne duhet të vazhdojmë të konsolidojmë idenë dhe projektin tonë”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




