Mbape gabon përsëri, Reali humbet

Është padyshim një nga momentet më të vështira në karrierën e Kylian Mbappe-së, i cili po lufton më shumë se sa pritej në muajt e parë me fanellën e Real Madridit. Në ndeshjen e javës së 19-të të La Ligës ndaj Athletic Bilbaos, numri 9 i Real Madridit u rikthye për të goditur nga 11 metra për të kompensuar gabimin e bërë ndaj Liverpoolit.
Rezultati, megjithatë, ishte gabimi i dytë nga penalltia në harkun e një jave, krahas humbjes së Real Madridit, tashmë -4 pas Barcelonës.
Madriletën u mposhtën me rezultatin 2-1 në fushën e Bilbaos. Pas një pjese të parë pa gola, vendasit kaluan në avantazh në minutën e 53-të me anë të Berenguer. Pasi sulmuesi francez gaboi nga pika e bardhë në minutën e 63-të, Bellingham vendosi barazpeshën në minutën e 78-të, 1-1. Guruzeta në minutën e 80-të shënoi golin e fitores për Bilbaon, 2-1
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




