Festa e Realit vazhdon, “manita” ndaj Alaves

Në ndeshjen e javës së 36-të të Ligës spanjolle, Real Madrid vazhdon të festojë titullin, duke mposhtur 5-0 Alaves në Bernabeu. Los Blancos kontrolluan ndeshjen në pjesën e parë: Bellingham hapi festivalin e golave(10′), më pas shënuan Vinicius (27′) dhe Valverde me një eurogol (46′). Braziliani firmosi pokerin në minutën e 70-të.
Në finale ka vend edhe për Arda Guler. Talenti turk firmosi rezultatin final 5-0, duke shtyrë në rrjetë me të majtën pas goditjes së refuzuar të Rodrygo. Me këtë sukses, kampionët e rinj spanjollë ngjiten në 93 pikë në renditje, ndërsa Alaves mbetet i mbërthyer në 42 pikë, në vendin e 11-të.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




