Barcelona, Xavi: Reali e meritoi titullin

Pas humbjes ndaj Gironas, trajneri i Barcelonës Xavi Hernandez foli në konferencën për shtyp: “Jam shumë i zemëruar. Para se të isha trajner kam qenë futbollist dhe tifoz. Fatkeqësisht ne lejojmë shumë gola”.
“Ndodhi kundër Real Madridit, ndodhi dhe kundër Gironas, ndodhi edhe kundër Paris Saint-Germain. Dua të mendoj se për faktin që ka kaq shumë lojtarë të rinj në skuadër, është pjesë e papjekurisë së disa lojtarëve”.
“Mendoj se është një gjë mentale. Ne i përgatitim shumë mirë ndeshjet, por më pas bëjmë gabime të bujshme që kanë shënuar sezonin tonë. Një orë lojë që bëmë ishte e shkëlqyer, por rezultati nuk na jep aspak të drejtë. 20 minutat e fundit nuk ishin në nivelin e lojtarëve të Barcelonës”.
Trajneri i Barçës komplimentoi edhe Gironan, të kualifikuar matematikisht në Champions League: “Një sezon historik dhe një futbolli i shkëlqyer nga ana e tyre”.
Së fundi, urime edhe për Real Madridin, kampion i Spanjës që nga mbrëmja e djeshme: “Me të drejtë janë kampionë. Por tani duhet të mendojmë të japim maksimumin në këto katër ndeshjet e fundit”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




