Dembele e Braithwaite shpëtojnë Barcelonën

Spanjë | 6 vite më parë

Në ndeshjen e transmetuar në RTSH Sport, Barcelonës i janë dashur 120 minuta lojë për të mposhtur një kundërshtar si Cornella, pjesë e kategorisë së tretë në Spanjë, takim i vlefshëm për Kupën e Mbretit.

Sinjalet për një mbrëmje të trazuar u dhanë që në minutën e 39-të, teksa Pjanic nuk arriti të shënonte nga pika e bardhë e penalltisë. Të njëjtën gjë bëri edhe Dembele në minutën e 80-të dhe skuadrat iu drejtuan shtesës.

Gjithsesi, francezi arriti të korigjojë gabimin menjëherë, duke shënuar një gol mjaft të bukur nga jashtë zone, asgjë nuk mund të bënte portieri i vendasve. Në fund të shtesës ka mbërritur dhe goli i Braithwaite, duke kompletuar fitoren 2-0 dhe kalimin në 1/8-at e Kupës së Mbretit.

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme