Lara Colturi e nis me këmbën e mbarë, renditet e 16-ta

Sporte të tjera | 2 vite më parë

Lara Colturi e ka nisur me këmbën e mbarë këtë sezon të Kupës së Botës në skinë Alpine. Skiatorja e talentuar që mbron ngjyrat Kuq e Zi është renditur e 16 në Sllallomin Gjigand të etapës inagurues në Solden. Një rrezultat i kënaqshëm ky për Larën ku në lëshimin e dytë arriti të japë kohën e 9-të.

Ishte hera e parë qe Lara fiton pike nga etapa e Solden pasi në 2 përfaqesimet e kaluara gara ose është anuluar ose Lara ka qenë pa fat për ta mbyllur atë.

Ndalesa e radhës është më 16 nentor në Levi në disiplinën e Sllallomit. Një ndalesë e vecantë për Larën pasi do të festojë ditëlindjen e saj të 18-të në Finlandë më 15 nëntor.

Duket që edhe këtë sezon skiatorja Kuq e Zi nuk do t’i zhgënjejë aspak parashikimet


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme