Botërori i Mundjes, jepen medaljet në 5 peshat e para

Dita e parë e botërorit të mundjes që po zhvillohet në Tiranë, ka dhënë verdiktet e saj. Kështu janë shpallur fituesit e tre medaljeve të podiumit në 5 pesha, për U-23. Ndërsa janë eliminuar 5 nga mundësit shqiptarë, të cilët nuk arritën të hyjnë në konkurrimin në zonën e medaljeve.
Janë zhvilluar ndeshjet e ditës së parë të Botërorit të mundjes, organizimin e të cilit e ka marrë përsipër Federata Shqiptare e Mundjes. Në përfundim të ndeshjeve që u zhvilluan paradite dhe pasdite, janë shpërndarë edhe medaljet, për mundësit që u ngjitën në podium. Në tapetin B, për moshën deri në 23 kg, u zhvilluan finalet në 5 pesha. Kështu në kategorinë 60kg, medaljen e artë e mori mundësi nga Uzbekistani, Alishev Vaniev.
Në peshën deri në 67kg, në shkallën më të lartë të podiumit u ngjit mundësi i Kirgistanit, Razak beishekev. Në peshën deri në 72 kg, medaljen e artë e mori gjeorgjiani Giorgi xhikadze. Mundësi nga Irani, Muhamed Aziz Nagusi u shpall kampion bote në peshën 82 kg. Ndërsa medaljen e artë në konkurrimin deri në 97kg, kampion bote u shpall armeni Haik Kloyan.
Përsa i përket mundësve shqiptarë, Daniel Dajani ne peshen 67 kg u eliminua ne ripeshkim. Ndërsa, Klodian Shehu ne peshen 77 kg, Julian Shehu pesha 87 kg, Amarildo Laska ne peshen 63 kg dhe Ani Muca ne peshen 55 kg, të gjithe i kane humbur sfidat e tyre me superioritet pikesh ne stilin greko-romak, për U-23.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




