Partizani, dominuesi i rrjetës

Sporte të tjera | 2 vite më parë

Partizani vazhdon ta dominojë rrjetën shqiptare edhe pas javës së tretë të kampionatit. E kjo jo vetëm për vajza, por edhe për meshkuj, ndërsa ka 9 pikë me 9 sete të fituara dhe një asnjë të humbur. Për vajza, për rreth një orë e 15 minuta, Partizani i Hasan Gurabardhit ka mundur Dinamon, 3-0. 25-19, 25-16 dhe 25-11 dhe fitore e pastër.

Rivaliteti mes Partizanit dhe Studentit, kjo në volejboll për meshkuj, është shfaqur vetëm në setin e parë, të cilin të kuqtë e Ylli Tomorrit e fituan në pikët shtesë, 27-25. Më pas dominimi është i plotë. 25-17 dhe 25-21 dhe krejt takimi 3-0.

Të dyja ndeshjet erdhën drejtpërdrejtë në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme