MotoGP: Marc Marquez fiton Çmimin e Madh të San Marinos

Marc Marquez fiton edhe në Misano, etapa e trembëdhjetë e sezonit në MotoGP. Në Çmimin e Madh të San Marinos, i kushtëzuar nga një situatë e luhatshme e motit, spanjolli arriti suksesin e dytë radhazi në kampionat.
Një super Marc Marquez, i cili nisi garën nga vendi i 9-të, arrin që të fitojë Çmimin e Madh të San Marinos përpara Pecco Bagnaia dhe Enea Bastianini.
Kaos në pistë me shi të dendur që zgjati disa minuta në fillim të garës: disa pilotë hynë në “bokse” për të ndërruar motorin, më pas u detyruan të ktheheshin përsëri dhe të merrnin përsëri atë të thatë. Mes tyre ishte Martin, i cili përfundoi i 15-ti, duke humbur 19 pikë ndaj Bagnaias në renditjen e përgjithshme.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




