Tenis: Sinner- Fritz finalja e madhe e US Open

Sporte të tjera | 2 vite më parë

Jannik Sinner është italiani i parë në histori që do të luajë në finalen e US Open. Pasi eliminoi Daniil Medvedev në çerekfinale, numri një i botës mundi edhe Jack Draper në tre sete (7-5, 7-6, 6-2) gjysmëfinale, duke u kualifikuar në fazën finale të turneut pas një beteje që zgjati 3 orë.

Në finale Sinner do të përballet me Taylor Fritz. 26-vjeçari nga San Diego, numri 12 në botë, fitoi derbin amerikan ndaj Frances Tiafoe, në një sfidë me 5 setem 3-2 (4-6, 7-5, 4-6, 6-4, 6-1) që zgjati 3 orë e 21 minuta.

Finalja e madhe e US Open, Grand Slamit të fundit të vitit 2024 do të luhet të dielën në mbrëmje në orën 20:00 në “Arthur Ashe Stadium”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme