Tenis, US Open: Zverev dhe Tiafoe kualifikohen në çerekfinale,

Alexander Zverev dhe Frances Tiafoe kualifikohen në çerekfinalet e US Open. Gjermani ka mposhtur 3-1 (3-6, 6-1, 6-2, 6-2) Ben Nakashima dhe do të sfidojë Taylor Fritz për një vend në gjysmëfinalet e turneut amerikan.
Edhe Frances Tiafoe kualifikohet për në turin tjetër, pasi mposhti 3-1 (6-4, 7-6, 2-6, 6-3) Popyrin. Në çerekfinale amerikani do të ndeshet me bullgarin Dimitrov.
Ka surpriza te femrat, pasi eliminohet kampionia në fuqi Coco Gauff. Emma Navarro fiton derbin amerikan dhe 2-1 (6-3, 4-6, 6-3) dhe kualifikohet në çerekfinale. Edhe Aryna Sabalenka kualifikohet në çerekfinale, pasi ka mundur lehtësisht Elise Merten 2-0 (6-2, 6-4).
Kundërshtarja e radhës për numrin 2 në botë është kinezja Zheng, ndërsa Navarro do të sfidojë Paula Badosën për një vend në gjysmëfinale.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




