Andy Murray tërhiqet nga gara individuale

Sporte të tjera | 2 vite më parë

Dy herë kampioni olimpik në tenis Andy Murray është tërhequr nga konkurrimi individual në Paris, për shkak se ende nuk është riaftësuar pas një operacioni. Ai do të garojë vetëm në konkurrimin dyshe, me Dan Evans.

Tenisti britanik Andy Murray, fitues i medaljeve të arta olimpike më 2012 dhe 2016, është tërhequr nga konkurrimi individual në Lojërat e Parisit. Skocezi nuk është riaftësuar plotësisht nga operacioni i muajit të kaluar në shpinë për heqjen e një cisti në shtyllën kurrizore dhe beson se konkurrimi në turneun e dysheve, ku luan bashkë me Dan Evans, i jep shanset më të mira për të fituar një tjetër medalje.

Murray tha se mori vendimin për t’u tërhequr nga konkurrimi i individual për t’u përqednruar më mirë te turneu i dysheve me Evans.

Murray dhe Evans do të ndeshen me Taro Daniel dhe Kei Nishikori të Japonisë në raundin e parë në Roland Garros. Ndërkaq, në konkurrimin individual, Novak Xhokoviç mund të ndeshet me Rafael Nadal në raundin e dytë. Në raundin e parë Xhokovic do të ndeshet me australianin Matthew Ebden, ndërsa Nadal me hungarezin Marton Fucsovics, dhe fituesit e dy ndeshjeve përballen një raund më pas.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme