Alkool dhe cigare, 19-vjeçarja japoneze përjashtohet nga “Paris

Shoko Miyata, 19 vjeçe, kapitene e ekipit japonez të gjimnastikës artistike është përjashtuar nga ekspedita olimpike dhe nuk do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike të Parisit për shkak të konsumimit të duhanit dhe alkoolit.
Ngjarja ka ndodhur gjatë kampit stërvitor të Kombëtares në Japoni, ku me ligj ndalohet pirja e duhanit dhe alkoolit para se të mbushin moshën 20 vjeç. “Me miratimin e saj dhe pas shumë diskutimesh, u vendos që të tërhiqej nga Lojërat Olimpike”, u tha gazetarëve në Tokio sekretari i përgjithshëm i Federatës së Gjimnastikës së Japonisë, Kenji Nishimura.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




