“Paris 2024”, edhe qielli nën vëzhgim

Sporte të tjera | 2 vite më parë

Ushtria franceze përgatitet të rrisë sigurinë e pjesës ajrore gjatë Lojërave Olimpike “Paris 2024”. Rreth dy mijë pilotë do të mbikqyrin qiellin mbi  Paris, sidomos gjatë ceremonisë hapëse të olimpiadës.

Përveç një numri të madh të forcave policore, ushtria franceze do të jetë përgjegjëse edhe për sigurimin e pjesës ajrore gjatë Lojërave Olimpike “Paris 2024”. Në alarmin më të vogël, avionë të vegjë, helikopterë e dronë të posaçëm do të ngrihen menjëherë në qiellin francez. Ata do të vëzhgojnë fillimisht kur ka grumbullime njerëzish, në numër të madh, pasi aty mund të fshihen edhe njerëzit e rrezikshëm, e mund të ketë pengmarrje.

Ata do të shoqërojnë avionë të dyshimtë, do të neutralizojnë dronët e dyshimtë dhe do të patrullojnë qiellin mbi Paris. Do të jenë snajperët më pas ata që me sinjalin e parë ajror do të asgjësojnë çdo objekt të dyshimtë ajror. Por gjithsesi kjo do të bëhet vetëm nëse mësohet se avioni është gati për të qëlluar. Në rast të një kërcënimi terrorist, vendimi për të hapur zjarr i takon Kryeministrit.

Megjitha më e rëndësishme për të gjithë ata që do të merren me kontrollin ajror është ceremonia hapëse e olimpiadës, e cila do të jetë në terren të hapur. Kjo përbën edhe testin më të rëndësishëm për të gjithë organizatorët. Prandaj është kufizuar në maksimum trafiku ajror në Paris gjatë ditës së ceremonisë.

Për atë ditë janë të angazhuar më shumë se 2000 pilotë. Ndërkohë që janë vendosur tashmë rrathët olimpikë në Place de la Bastille (Plas de la Bastij), në zemër të Parisit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme