Albiona Agolli, Kampione Europe

Sporte të tjera | 4 vite më parë

Albiona Agolli është kampionia më e re e Europës për Shqipërinë. Gjithçka ka ndodhur në Paris, atje ku është zhvilluar Kampionati Europian i arteve të përziera marciale, ose ndryshe Xhiu-Xhitsu. Agolli ka dalë fituese në peshën deri në 58 kilogram, ndërsa në finale ka mundur Pinto Do Karmo. Për ekipin që ajo përfaqëson, që edhe Tirana MMA Center – Artet e përziera shqiptare, është kampionia e tretë e Europianes. Dhe kjo në një kohë shkurtër prej 10 vitesh që nga momenti i krijimit të Tirana MMA Center.

Albiona Agolli konkurroi edhe në garat absolute, atje ku nuk ka kufizim peshe, ndërsa doli i treta duke merituar medaljen e bronztë e kjo pas dy fitoresh dhe një humbjes pikërisht në raundin gjysmëfinal me një kundërshtar më shtatlartë dhe 20 kilogram më i rëndë se sa shqiptarja. Gjithsesi, titulli Kampion Europe bën krenar Albiona Agollin dhe Tirana MMA Center. 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme