Lara Colturi mbyll Kupën e Botës

Sporte të tjera | 4 vite më parë

Lara Colturi ka përfunduar konkurrimin e saj në Kupën e Botës në Kronplatz, teksa të mërkurën ka zhvilluar një tjetër garë në Sllallomin Gjigant. Një garë që është ndjekur dhe nga sekretari i përgjithshëm i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Gerti Shima, teksa kuqezinjtë më pas, duke përfshirë dhe Lara Colturin, do të jenë në Festivalin Europian Rinor në Friuli-Venecia-Xhulja. Lara në rrëshqitjen e parë ka fiksuar kohën 1’03”17, ndërsa renditet e 30-ta. Më pas në garën finale fillimisht ka kohën 1’17”16, më pas 1’28”97 dhe në rrëshqitjen e tretë 1’47”44. Dhe me bashkimin e këtyre kohëve me totalin 2’06”23, Lara Colturi është e gjashtëmbëdhjeta në Kupën e Botës. Një paraqitje shumë e mirë, aq më tepër që ka lënë të kënaqur dhe presidentin e Federatës Shqiptare të Skive, Elvis Toçi.

“Përfunduam një Kampionat Botëror me medalje ari, të cilat nuk ishin parë ndonjëherë për Shqipërinë. Pra katër medalje ari, tre prej të cilave për moshat nën 18 vjeç e një për moshat deri në 21 vjeç, dhe një argjendi. Shqipëria jonë e vogël e pesta në Botë për medaljet. E paparë dhe e paimagjinuar ndonjëherë as nga ne vetë para pak kohësh. Është sukses që i dedikohet tërësisht Lara Colturit dhe pse jo të gjithë stafit të saj, Danieles dhe Alesandros”, ka nënvizuar Elvis Toçi.      

Lara Colturi do të jetë dhe përfaqësuese e Shqipërisë në Kampionatin Botëror të të rriturve në shkurt duke shpresuar për një tjetër paraqitje të mirë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme