Jurgen Çika, mesazh për të rinjtë kukësianë

Jurgen Çika është i riu kuksian, i cili dy ditë më parë mori titullin Kampion Europe në kategorinë profesionale MMA duke fituar kështu çmimin e gjashtë më të rëndësishëm për sportin që praktikon. Në ndeshjen e zhvilluar në Athinë të Greqisë, Jurgen Çika përfaqësonte Shqipërinë mes 40 shteteve të tjera. Çika veç titujve europian mban tituj ballkanik profesional dhe botërore Junior pro amator.Mesazhi i të riut, maturant në gjimnazin “Havzi Nela”, është që të rinjtë të mos largohen, por që të investojnë në vendin e tyre, pasi vetëm kështu mund të eci përpara Kukësi si qytet.
“Të rinjtë do të duhet ta vazhdojnë stërvitjen dhe të mos e lënë në mes. Çdo garë ka uljet e ngritjet e veta, por duhet të vazhdojnë sepse rezultati do të vijë një ditë. Të punojmë që të ringremë nivelin dhe vendin tonë”, ka përfunduar Çika.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




