Gentiana Beqa, Kampione e Mesdheut

Sporte të tjera | 4 vite më parë

Gentiana Beqa sjell të tjera trofe ndërkombëtar në Shqipëri në sportin e badibilldingut. Pasi ishte shpallur Kampione e Botës në muajin tetor, kjo në Jeongjiu të Koresë së Jugut, tanimë është dhe Kampione e Mesdheut dhe kjo në dy kategori: Senior Women’s Wellnes Fitness dhe Master Women’s Wellnes Fitness.

Ndërkohë Shqipëria është përfaqësuar dhe në Kampionatin Botëror në Spanjë, ndërsa rezultatin më të mirë e ka patur Dorina Mojallia vendi i tetë në Bikini Fitness në gjatësin 1.72 metra. Megjithatë tre medaljet e arit të Gentiana Beqes e bëjnë badibilldingun shqiptar të suksesshëm në arenën ndërkombëtare.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme