Nelson Hysa, triumf në “Titans Fights 3”

Sporte të tjera | 4 vite më parë

“Titans Fights 3” ishte e gjitha për boksierët shqiptarë, ndërsa mbrëmja e së dielës në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala” në Durrës ishte magjike për të gjithë tifozët e pranishëm. Mbreti i mbrëmjes ishte Nelson Hysa, që mposhti me pikë anglezin Dani Uilliams, kjo në duelin e peshave të rënda, atje ku u zhvilluan gjashtë raunde nga tre minuta. E në përfundim të kësaj sfide, që shkoi për boksierin shkodran, Uilliams njoftoi dhe tërheqjen nga boksi profesionist.

Një tjetër boksier që triumfoi në mbrëmjen e Durrësit ishte dhe Alban Beqiri, i cili ishte i papërmbajtshëm në duelin me hungarezin Pal Olah, të cilin e mundi me nokaut që në raundin e parë. E mbrëmja magjike e boksit profesionist pati dhe fitoren e Ardit Murrjas ndaj gjeorgjianit Khvica Gigolashvili. Gjashtë raunde nga tre minuta dhe në përfundim juria shpalli fitues Ardit Murrjan. Kështu u mbyll ky edicioni i tretë i “Titans Fights 3” në boksin profesionin me triumfin e dorezave kuqezi.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme