Amar Koçi në finalen e Europianit

Amar Koçi, boksieri 16-vjeçar i Studentit, ka shansin e artë për medalje në Kampionatin Europian të kësaj moshe, që është duke u zhvilluar në Montesilvano në Itali, Koçi i peshës deri në 75 kilogram në finalen për medaljen e artë, që do të zhvillohet të martën pasdite, do të ketë përballë kundërshtar nga Gjeorgjia. Më parë ai pat eleminuar boksierë nga Lituania, Armenia dhe Italia. E tanimë është në prag të medaljes së artë. Një sukses për boksin shqiptar dhe trajnerin Artur Koçi, sepse Amari, përtej rezultatit në finale, do të jetë në podiumin e medaljeve të këtij Europiani.
Ndërkohë Shqipëria është përfaqësuar në këtë Europian me gjashtë boksierë, të cilët janë shoqëruar nga trajnerët Artur Koçi, Leli Gega dhe Klavdo Çekini. Në këtë mënyrë, sy e veshë do të jenë të martën pasdite në Montesilvano në pritje të medaljes së artë të Amar Koçit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




