Ruud nuk ka se cfarë të bëjë, në New York triumfon fenomeni Alcaraz

Sporte të tjera | 4 vite më parë

Carlos Alcaraz “pushton” US Open, fiton Grand Slam-in e tij të parë dhe, në moshën 19 vjeç e 4 muaj, bëhet numri një më i ri në historinë e ATP. Askush si 19-vjeçarit spanjoll, fenomeni i destinuar të shkruajë faqe të reja, të mëdha në historinë e tenisit. Në Nju Jork, Alcaraz u paraqit më mirë se norvegjezi Casper Ruud (numri dy në botë) në katër sete: 6-4, 2-6, 7-6 (1), 6-3: “Një gëzim i jashtëzakonshëm, – u shpreh spanjolli, dukshëm i emocionuar – sigurisht që nuk ishte dita për t’u ndjerë i lodhur”.

Një ndeshje që përveçse i dhuroi trofeun e turnout, i fundit i këtij lloji për këtë vit, dha edhe mundësinë për të pushtuar majën e renditjes së ATP-së. Në fund, spanjolli fitoi në katër sete, duke u bërë kështu më i riu që është bërë numri 1 në botë falë rezultateve 6-4, 2-6, 7-6 (1), 6-3 ndaj norvegjezit.

Ruud, duke bërë debutimin e tij në një akt final të një turneu të tillë, mund të ngushëllojë veten me pozicionin e dytë, si në turne ashtu edhe në renditje.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme