Swiatek-Jabeur, është finale

Sporte të tjera | 4 vite më parë

Në një US Open për femra ku pati shumë surpriza që në javën e parë të tij, kurioziteti rritet kur në finalen më të shumëpritur, janë dy teniste që askush nuk e priste të arrinin deri aty. Iga Sëiatek dhe Ons Jabeur (zhaber) do të garojnë për titullin në Flushing Meadoës, në një ndeshje që do të tërheqë vëmendjen e të gjithë fansave. Polakja, numri një në botë, nuk është dukur kurrë dominuese në këtë turne, por mjaftoi që ajo të merrte lehtësisht më të mirën nga të gjithë kundërshtarët.

Të paktën deri në gjysmëfinale, ku iu desh të luftonte shumë për të fituar ndaj Aryna Sabalenkas. Në gjysmëfinalen tjetër pati një dominim të papritur nga Jabeur (zhaber), e cila në mënyrë të papritur fitoi me lehtësi ndaj Caroline Garcias 6-1 6-3, në një ndeshje që zhgënjeu pritshmëritë.

Të shtunën, në finalen e US Open për femra, sido që të shkojë ndeshja, fituesja do të hyjë në histori. Sepse si tenistja polake edhe ajo afrikane do të jenë të parat që do të fitojnë trofeun në Nju Jork. Madje Zhaber do të jetë tenisja e parë afrikane që fiton një Grand Slam.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme