Hidhet shorti i sezonit të ri të rrjetës

Sporte të tjera | 4 vite më parë

Volejbolli shqiptar ka hedhur të mërkurën shinat e sezonit të ri të rrjetës, pasi në mjediset e Parkut Olimpik të Tiranës është hedhur edhe shorti i sezonit të ri të nivelit më të lartë të Kampionatit Kombëtar, si për femra, ashtu edhe për meshkuj, që njihet ndryshe si Superliga. Shorti i hedhur nga Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Volejbollit, në prani të përfaqësuesve të klubeve, ka përcaktuar edhe kalendarin e dy fazave të sezonit të rregullt, ndërsa më pas do të vijohet me fazën e “play-off”-eve.

Siç dihet, si për femra, ashtu edhe për meshkuj, Superliga do të përbëhet nga 8 skuadra, të cilat do të përballen me njëra-tjetra nga dy herë përgjatë dy fazave të sezonit të rregullt, me secilën skuadër që do të zhvillojë 14 takime. Pas mbylljes së sezonit të rregullt, skuadrat e vendit të parë dhe të dytë shkojnë direkt në gjysmëfinale të “play-off”-it për titull, ndërsa skuadrat nga vendi i 3-të në atë të 6-të shkojnë në një “para-play-off”.

Fitueset e këtyre dy çifteve, vijojnë më tej betejën në “play-off” me dy ekipet e tjera, teksa në të gjitha këto përballje kualifikohet skuadra që fiton 2 nga 3 ndeshjet e luajtura, ndërsa në finale, “kampione” shpallet skuadra që fiton 3 nga 5 takimet e mundshme. Siç dihet, tek femra, “kampione” sezonin e shkuar u shpall Skënderbeu, që mposhti në duelin final Tiranën.

Dhe, në një kapriçio të shortit, ky duel do të përsëritet që në nisjen e sezonit të ri, në javën e parë. Ndërkaq, tek meshkuj, “kampione” u shpall Tirana, që mposhti në duelin final Erzenin dhe përballja midis dy finalisteve të titullit do të vijë që në javën e dytë. Sezoni i ri i Kampionatit Kombëtar të Volejbollit për Femra dhe Meshkuj do të nisë në javën e fundit të shtatorit.

Kalendari i ndeshjeve të fazës së parë të Superligës së Kampionatit Kombëtar të Volejbollit për Meshkuj:

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "Java 1 TEUTA vs. STUDENTI vs. PARTIZANI ERZENI ELBASANI VLLAZNIA vs. SKENDERBEU vs. TIRANA"

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "Java 2 ERZENI vs. VLLAZNIA TIRANA vs. ELBASANI SKENDERBEU vs. TEUTA PARTIZANI vs. STUDENTI"

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "Java Java5 5 PARTIZANI vs. ERZENI SKENDERBEU vs. TIRANA STUDENTI vs. VLLAZNIA TEUTA vs. ELBASANI"

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "Java 6 ERZENI vs. TEUTA ELBASANI vs. VLLAZNIA vs. STUDENTI PARTIZANI TIRANA vs. SKENDERBEU"

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "Java 7 SKENDERBEU vs. TIRANA ERZENI vs. VLLAZNIA PARTIZANI vs. ELBASANI STUDENTI vs. TEUTA"

Kalendari i ndeshjeve të fazës së parë të Superligës së Kampionatit Kombëtar të Volejbollit për Femra:

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "Java 1 TEUTA vs. BARLETI VOLLEY LUSHNJA vs. PARTIZANI KORABI vs. SKENDERBEU VLLAZNIA vs. TIRANA"

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "Java 3 BARLETI VOLLEY vs. LUSHNJA vs. PARTIZANI SKENDERBEU TIRANA TEUTA vs. KORABI vs. VLLAZNIA"

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "Java 5 PARTIZANI vs. SKENDERBEU LUSHNJA vs. TIRANA BARLETI VOLLEY vs. VLLAZNIA TEUTA vs. KORABI"

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "Java 6 LUSHNJA vs. KORABI vs. TEUTA BARLETI VOLLEY VLLAZNIA vs. PARTIZANI TIRANA vs. SKENDERBEU"

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "Java 7 SKENDERBEU vs. TIRANA LUSHNJA vs. VLLAZNIA PARTIZANI vs. KORABI BARLETI VOLLEY vs. TEUTA"

 

 

 

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme