Luiza Gega në Europianin e Mynihut

Sporte të tjera | 4 vite më parë

Luiza Gega do të jetë përfaqësuesja e vetme e atletikës shqiptare në Kampionatin Europian, që këtë të hënë ka nisur në Mynih. E pesta e Botës në Oregon me kohën rekord 9’10”04, Gega konkurron në 3000 metra me pengesa me 18 gusht me shpresën se do të jetë në finale të shtunën e 20 gushtit. Performanca e Gegës këtë sezon ka qenë e jashtëzakonshme, ndërsa e ka thyer rekordin kombëtar tre herë.

E ka nisur me 9’20”79 në Mançester. Më pas 9’15”48 në Hengelo të Holandës. 9’17”89 do t’i jepte titullin Kampion Ballkani në Krajovë. Për të kaluar në kohën e re 9’14”29 në Lojërat Mesdhetare në Oran, ndërsa do të ishte Kampione e Mesdheut. Dhe 9’14”91 në garën kualifikuese në Botëror për të mbyllur vendin e pestë me rekordin e ri 9’10”04.

Kaq mjafton për të besuar se Gega do të mund të jetë në podiumin e medaljeve në këtë Europian, ashtu sikurse ishte nënkampione në Amsterdam më 2016-ën me kohën 9’28”52.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme