Jeruto i sjell medaljen e parë të artë Kazakistanit

Sporte të tjera | 4 vite më parë

Norah Jeruto me origjinë nga Kenia fitoi medaljen e artë në botërorin e atletikës që po zhvillohet në Eugene. Në këtë botëror ajo konkurroi për  Kazakistanin në disiplinën 3000 metra me pengesa. Jeruto shënoi kohën e tretë më të shpejtë në histori dhe një rekord kampionati prej 8 minutash 53.02. Për Kazakistatin ky është titulli i parë botëror i arritur në histori, pas tre medaljeve të argjendta. Atletja më e mirë evropiane në këtë garë ishte shqiptarja Luiza Gega me kohën 9’10”04, që është edhe një rekord kombëtar.

Në hedhjen e diskut ishte kinezja Feng Bin që arriti rezultatin 69.12 metra, duke e përmirësuar me më shumë se tre metra rezultatin e saj të mëparshëm prej 66.00 të arritur në në Pekin në muajin prill. Sandra Perkoviç e Kroacisë, dy herë kampione olimpike dhe dy herë kampione bote, fitoi medaljen e argjendtë me 68.45 metra.

Pas 6 ditësh gara në botërorin e atletikës që po zhvillohet në shtetet e bashkuara të Amerikës, janë dhënë 27 medalje nga 49 të mundshmet. Dhe vendi organizator dominon me  6 medalje ari, 5 argjendi dhe 8 bronxi me 185 pikë në klasifikimin në përgjithshëm.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme