Hanyu largohet nga patinazhi

Sporte të tjera | 4 vite më parë

Dy herë kampioni olimpik i patinazhit artistik, japonezi Yuzuru Hanyu, është tërhequr nga sporti në moshën 27 vjeçare. Lajmin e bëri të ditur vetë patinatori të martën nëpërmjet një konference për shtyp. Shkak janë bërë dëmtimet e shumta që Hanyu ka pësuar gjatë karrierës së tij. I quajtur “Princi i Akullit” u rrëzua nga froni si kampion olimpik nga rivali Nathan Chen i Shteteve të Bashkuara, e Hanyu përfundoi në vendin e katërt në olimpiadën e Pekinit, pikërisht për shkak të dëmtimeve.

 “Unë nuk do të krahasohem më me patinatorët e tjerë si konkurrent,” tha Hanyu. “Nuk kam asnjë merak. Unë dua të vazhdoj të bëj më të mirën time tashmë me fëmijët” – tha ai para media në Tokyo. Ai fitoi titullin e tij të parë olimpik në Olimpidaën Soçit 2014 dhe më pas u bë njeriu i parë në 66 vjet që mbrojti kurorën e tij katër vjet më vonë në Pyeongchang.

Ai gjithashtu ka fituar kampionatin botëror në 2014 dhe 2017, por dëmtimet e viteve të fundit, duke përfshirë një problem me ligamentin e kyçit të këmbës, nuk e lanë të fitojë medaljen e radhës olimpike. Hanyu është një hero kombëtar në Japoni, ai ka fituar çmimin prestigjioz të Nderit të Popullit të vendit të tij në 2018, dhe çdo lëvizje e tij është lajm kryesor.

 

 

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme