Distria Krasniqi, kampione e Mesdheut

Sporte të tjera | 4 vite më parë

Kosova ka marrë dy medaljet e para në Lojërat Mesdhetare, teksa është pjesëmarrja e saj e dytë në këtë eveniment. Dhe medaljet vijnë nga sporti më tradicional që ky shtet i ri ka në arenën ndërkombëtare. Bëhet fjalë për xhudon, kurse Distria Krasniqi, në peshën deri në 52 kilogram, është kampione e mesdheut. Medalja e artë e dytë e saj në Lojërat Mesdhetare, ndërsa një gjë të tillë e kishte bërë edhe përpara katër vitesh në Tarragona.

Në çerekfinale, Krasniqi mundi me Vazari, 1-0, qiprioten Asvesta. Në gjysmëfinale po me vazari, 1-0, spanjollen Ana Isabel Perez Boks dhe në finale, me Ippon, kroaten Ana Viktorija Pulijz. Medalja e dytë do të ishte e bronztë për Kosovoën, përsëri në xhudo. Dhe kjo ndodhi me Flaka Loxhën, e cila në peshën deri 57 kilogram në finalen e vogël fitoi 1-0 me turken Buzkurt. Kështu Kosova vijon të jetë e suksesshme në arenën ndërkombëtare.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme