Evangjelia Veli, kampione e dyfishtë e Europës

Sporte të tjera | 4 vite më parë

Evangjelia Veli është kampione e dyfishtë e Europës në peshëngritje për të rritur në Kampionatin, i cili që nga 27 maji ka nisur në sallën olimpike “Feti Borova”. E artë në stilin e shkëputjes dhe në dygarësh, si dhe e argjendtë në stilin e shtytje. Një superformë e peshëngritëses shqiptare, e cila ka qenë e suksesshme në të gjashta provat e saj. Në shkëputje e ka nisur me 90 kilogram, të cilën e ka realizuar me sukses.

Po kështu e tillë ishte dhe në provën e dytë me 93 kilogram dhe në të tretën me 95 kilogram, ndërsa ukrainesja Konotop e ka mbyllur shkëputjen me 94 kilogram. Armenia Jajlian ishte e treta me 90 kilogram. Në shtytje, Veli e nis me 108 kilogram me shumë sukses. Vazhdon e tillë me 111 kilogram në provën e dytë dhe e mbyll me 113 kilogram, aq sa ukrainesja Konotop, e cila zë vendin e parë në këtë stil, kurse armenia Jajlian nuk arriti të realizojë në provën e tretë 116 kilogram.

Dhe me dygarëshin 208 kilogram, Evangjelia Veli shpallet Kampione Europe në peshëngritje, ndërsa është uruar jo vetëm nga presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza, por dhe nga presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli. Medaljet e Evangjelia Velit janë shtysë për të tjera, ndërsa më 31 maj, në ora 20:00, pritet shpërthimi i Briken Caljes dhe Erkand Qerimajt në peshën 73 kilogram.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme