Vllaznia e Tirana, kampionët e Shqipërisë

Sporte të tjera | 4 vite më parë

Elbasani ishte mikpritësi i kampionatit kombëtar të atletikës për të rritur që për dy ditë me radhë u zhvillua në pistën e stadiumit të qytetit. Jo vetëm kaq, por ky kampionat dhuroi dhe rekorde kombëtare. I pari erdhi nga Luiza Gega në 3000 metra me kohën e re 8’46”61, kurse i dyti nga Franko Burraj në 200 metra me kohën e re 21”29.

E këta dy ishin dhe sportistët më të mirë të aktivitetit, kurse Vllaznia për meshkuj dhe Tirana për femra ishin kampionë si ekip. Presidenti i Federatës Shqiptare të Atletikës, Gjergji Ruli, ka vlerësuar prezencën e atletëve ukrainas në Shqipërinë, të cilët garojnë për Elbasanin. Madje ai shpreson që tanimë të ketë një rizgjim të klubit verdheblu për rritjen cilësore të atletikës.

Pas kampionatit kombëtar të rriturve, atletikën e presin një mori aktivitetesh ndërkombëtare, ndërsa shpresohet që të ketë dhe medalje ndërkombëtare.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme