Shqipëria, 9 medalje në turneun “Muhamet Malo”

Shqipëria në mundjen e klasike, apo atë greko-romake, jo vetëm që e ka fituar provën e saj gjenerale në sytë e ndërkombëtarëve për organizimin e këtyre evenimenteve, por është fituese e 9 medaljeve individuale. Tre medalje të argjendta nga Jurgen Uku, Kevin Kupi dhe Uendi Nuriu dhe gjashtë medalje të bronzta nga Bajram Sina, Elert Shaba, Ardit Zeneli, Gjetë Prenga, Ardit Ndoj dhe Juljan Shehu.
Gjithçka ka ndodhur në turneun ndërkombëtar “Muhamet Malo”, e cila ka pjesëmarrjen e nëntë ekipeve të tilla si Italia, Bullgaria, Britania e Madhe, Kosova, Maqedonia e Veriut, Malta, Azerbajxhani, Rumania. Ka munguar vetëm Austria, e cila për arsye shëndetësore nuk e solli dot mundësin e saj të lirë. Për sekretarin e përgjithshëm të Federatës Shqiptare të Mundjes, Zyhdi Rama, gjithçka është brenda pritshmërive. Madje turneu “Muhamet Malo” është parë dhe si garanci për Kampionatin Europian të moshës deri në 17 vjeç, i cili vitin e ardhshëm do të bëhet në Tiranë.
Italia ishte në vendin e parë me 180 pikë. Në vendin e dytë Bullgaria me 170 pikë dhe në të tretin Shqipëria me 147 pikë, kurse bullgari Aik Mnatsakanian ishte sportisti më i mirë i turneut.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




