Skënderbeu, tjetër fitore në finale

Skënderbeu në volejboll për femra është hakmarrë ndaj Tiranës, teksa në Korçë, pikërisht në Pallatin e Sportit “Tamara Nikolla”, ka fituar 3-0. Ndeshje e cila ka ardhur drejtpërsëdrejti në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar, ndërsa tashmë vajzat bardhekuqe, të cilat drejtohen nga Pandush Kapedani, kryesojnë 2-1 në finalet për titullin kampion.
Në setin e parë u është dashur punë, sepse janë kërkuar pikët shtesë për të përcaktuar fituesin. 27-25 për Skënderbeun dhe më pas nis shthurrja e Tiranës, e cila është e dukshme në setin e dytë, atëherë kur korçaret kanë fituar 25-17.
Ka një farë reagimi nga vajzat bardheblu, por edhe në të tretin Skënderbeu fiton 25-22 dhe në një hark kohor prej një orë e 30 minutash korçaret dalin fituese. Për trajnerin e Skënderbeut, Pandush Kapedani, Skënderbeu beson me të gjitha forcat e veta tek titulli kampion.
Ndërkohë për Prengën nuk është faktori fushë determinant, por ajo që vajzat bardheblu do të duhet të besojnë më shumë në forcat e tyre për të mos patur kaq shumë luhatje nga finalja në finale.
Ndeshja e katërt finale do të luhet të shtunën e 7 majit në ora 18:00 në sallën olimpike “Feti Borova”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




