Sajmir Lagja, i treti në Baterinë B

Sajmir Lagja ishte përfaqësuesi i parë i Shqipërisë në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes për të rinj, që po zhvillohet në Kretë të Greqisë, teksa të mërkurën ka konkurruar në Baterinë B të peshës 67 kilogram. Në shkëputje e ka nisur provën e parë me 95 kilogram, të cilën e ka realizuar me sukses. Madje i suksesshëm është dhe në provën e dytë me 100 kilogram dhe në të tretë me 102 kilogram duke u renditur i dyti në këtë stil.
Në shtytje në provën e parë ka dështuar me 120 kilogram për ta realizuar atë në të dytën, ndërsa më pas ka qenë i pamundur për të ngritur 126 kilogram. Dhe si rrjedhojë është renditur i treti në këtë stil, ndërsa me dygarëshin 222 kilogram u klasifikua po i treti në Baterinë B të peshës deri në 67 kilogram.
Vëmendja e peshëngritjes shqiptare do të jetë të premten në mesditë, ndërsa në Baterinë A të peshës 81 kilogram do të jenë në pedanë Ertjan Kofsha, i cili me deklarimet paraprake renditet në tre vendet e para. Peshëngritja shqiptare premton të ketë medalje në këtë Botëror, sikurse do të mund të ndodhë dhe në Kampionatin Europian të të rriturve, i cili më 25 maj – 5 qershor do të zhvillohet në Tiranë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




