Solidariteti në sport

Lart mbi kryeqytetin e Bosnjës, Sarajevë, një vendpushim skish që mbledh të apasionuarit e këtij sporti nga i gjithë Ballkani, ka dëshmuar një histori befasuese suksesi në një vend që ende po përpiqet të gjejë veten, gati tre dekada pas luftës. Vendpushimi i skive Jahorina ka qenë dëshmitar i ulje-ngritjeve dramatike të Bosnjës, nga Lojërat Olimpike Dimërore të vitit 1984 deri në konfliktin brutal në vitet 1990 mes shpërbërjes së përgjakshme të Jugosllavisë.
Dekadat pas luftës janë shënuar nga rënia ekonomike, migrimi masiv dhe thellimi i ndarjeve etnike në Bosnjë, e cila dikur krenohej për kulturën e saj kozmopolite. “Ndihem si dikur në Jugosllavi,” i tha AFP Zoran Zdravkovic, një kolonel policie nga Serbia. “Gjithçka më kujton atë periudhë — muzika, targat e ndryshme, aroma e qebabit të Sarajevës,” shtoi ai, duke iu referuar pjatës ballkanike me mish të grirë që kryeqyteti boshnjak krenohet se e ka pjekur në skarë deri në përsosmëri.
Vendpushimi fitoi për herë të parë famë ndërkombëtare gjatë Lojërave Olimpike Dimërore të 1984 duke pritur garat e skive për femra. Por në vitet 1990, ndërsa lufta civile përfshiu Jugosllavinë, hotelet e saj u përdorën nga udhëheqësit politikë të serbëve të Bosnjës dhe në vitet që pasuan, vendpushimi i skive u braktis në masë të madhe nga neglizhenca. Vendpushimit iu dha një jetë e re që nga viti 2017 kur u ristrukturua infrastrukturën e saj e rrënuar.
Një shpat i ri mban emrin e yllit serb të tenisit, Novak Gjokoviç, ndërsa një tjetër është quajtur “Partizan” sipas guerilëve antifashistë që luftuan nazistët në Luftën e Dytë Botërore dhe më vonë themeluan Jugosllavinë. Për kolonelin Zdravkoviç, bashkësia e kombeve, boshnjakë e serbë që jetojnë dhe punojnë në Jahoria ka më shumë rëndësi. “Do të doja që të ishte kështu kudo”, shtoi ai.
“Jo vetëm në pistat e skijimit, se është si dikur, se jemi të gjithë vëllezër dhe se duam njëri-tjetrin”. Skiatorët kanë zhvilluar disa aktivitete për të kujtuar ngjarjet e përgjakshme që tronditën Bosnjën gjatë luftës. Edhe njëherë sporti tregon se nuk ka lidhje me luftën me dhunën. Sepse misioni i tij është paqe, harmoni dhe bashkim.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




