Qitja shqiptare, mbështetje për Ukrainën

Sporte të tjera | 5 vite më parë

Federata Shqiptare e Qitjes bëhet institucioni i parë sportiv në vend që ofron ndihmë dhe mbështet Ukrainën pas sulmeve ruse të ditëve të fundit. Pikërisht presidenti i Federatës Shqiptare të Qitjes, Stefan Rufa, në një imel dërguar homologut të tij të Federatës së Qitjes së Ukrainës, Oleg Volkov, ka shprehur mbështetjen për popullin e atij vendi në këto ditë të vështira.

 “Ne jemi shumë të keqardhur për situatën e krijuar në vendin tuaj dhe shprehim mbështetjen tonë sidomos për qitësit ukrainas. Në emrin tim si president dhe në emrin e Federatës Shqiptare të Qitjes jemi të gatshëm të mirëpresim dhe t’i ofrojmë qëndrim e strehim në Shqipëri dy qitësve ukrainas, së bashku me familjet e tyre”, thuhet në imelin drejtuar Federatës së Qitjes së Ukrainës nga presidenti Stefan Rufa. Ndërkohë pritet që një gjë të tillë ta ofrojnë dhe Federatat e tjera sportive në vend, apo pse jo dhe Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme