Kupa e Presidentit G2, Shqipëria dy medalje bronzi

Sporte të tjera | 5 vite më parë

Menida Meta dhe Erigers Kapllanaj. Këta janë dy medalistët e Shqipërisë në taekuondo Ëorld, kjo në Kupën e Presidentit G2, që është duke u zhvilluar në plazhin buzë Adriatikut që nga e enjtja e 17 shkurtit. Menida Meda është shpallur medaliste e bronztë në peshën deri në 33 kilogram, atje ku e arta ka shkuar për kroaten Petra Uglei, kurse e argjendta për rusen Ilaka Ismailova, ndërsa e bronztë ishte dhe hungarezja Salim Kalim.

 

Po për kadetë, medalja e dytë e bronztë për Shqipërinë ka ardhur në peshën 65 kilogram për meshkuj, teksa Erigers Kapllanaj ka zënë vendin e tretë. E arta ka shkuar për rusin Ivan Zhalybin, e argjendta për grekun Loanis Antoniadis dhe e bronzta tjetër për gjermanina Brukbauer. Në përgjithësi, gjithnjë në kategorinë e kadetëve, ka dominuar Rusia me tre medalje të arta, ndërsa vende të para kanë marrë edhe Irlanda, Spanja e përsëri Kroacia.

Gjithsesi dhjetë ditë turne, që ul siparin të dielën, ndërsa sportistët shqiptarë e patën ndjesinë e medaljes dhe të të ngjiturit në podium kaq të rëndësishëm si ky i Kupës së Presidentit G2.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme