Kupa e Presidentit G2 sjell botën e Taekuondosë në Shqipëri

Sporte të tjera | 5 vite më parë

E gjithë bota për dhjetë ditë në Shqipëri. Dhe këtë mund ta bëjë vetëm sporti i Taekuondosë, që me Kupën e Presidentit në nivelin G2 i ka dhënë tjetër pamje plazhit pranë Adriatikut. Tabelat orientuese të drejtojnë pranë çadrës vendosur në brendësi të kompleksit “Grand Fafa Resort”. Një çadër që nuk është për ndihmë të shpejtë, por për sport, ndërsa në një sipërfaqe të gjërë pesë tapete krijojnë imazhin kryesor të zhvillimit të këtij aktiviteti dhjetëditore në Shqipëri.

Konkurrim në katër kategori moshash fëmijë, kadetë, të rinj dhe të rritur me një qëllim final kualifikimin për aktivitetet e radhës ndërkombëtare. Zëvendëspresidenti i Federatës Europiane të Taekuondosë, Slavi Biken, ndihet më shumë se sa i kënaqur për këtë organizim, ndërsa Shqipëria ka arritur të sfidojë dhe shtetet më të fuqishme për këtë eveniment. 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme