Tirana-Skënderbeu, finalja e Kupës

Sporte të tjera | 5 vite më parë

Tirana – Skënderbeu. Kjo do të jetë finalja e Kupës së Shqipërisë në volejboll për femra, ndërsa skuadra korçare rikthehet në një finale të tillë pas 44 vitesh, teksa e ka fituar këtë trofe për herë të fundit më 1978. 3-0 dhe ndeshja e dytë për korçaret ndaj Barleti Volej me diferenca të mëdha në shifra, që kanë patur përfundimet 25-10, 25-10 dhe 25-12.

Ndërkohë derbi mes Tiranës dhe Partizanit, që është zhvilluar në sallën olimpike “Feti Borova”, ka qenë më shumë se sa emocionues. Bardhebluve të Amarilda Prengës i është dashur punë e madhe, ndërsa pas rreth dy orësh kanë fituar 3-2 ndaj Partizanit. 25-14 seti i parë për Tiranën.

Kundërpërgjigjet Partizani në të dytin në pikët shtesë 27-25. Më pas 25-16 i treti për Tiranën, që i siguron dhe kalimin në finale. 25-23 për Partizanin dhe në finale triumfojnë vajzat bardheblu 15-7.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme