Australian Open, Barty-Collins në finale

Do të jenë Ashleigh Barty e Danielle Collins, dy tenistet që do të luajnë finalen e Australian Open 2022, në konkurrimin për femra. Në Melbourne, numri 1 në botë ka mundur me lehtësi 2-2, me sete 6-1 e 6-3 Madison Keys. Ka qenë një ndeshje e luajtur në mënyrë perfekte nga ana e tenistes australiane, e cila nuk i dha asnjë mundësi kundërpërgjigjeje kundërshtares.
Numri 1 në botë, në finale do të përballet me amerikanen Collins. Kjo e fundit në gjysmëfinalen tjetër ka befasuar, teksa ka mundur 2-0, me sete 6-4 e 6-1 polaken Swiatek. Collins arrin kështu për herë të parë në karrierë në finalen e një turneu Grand Slam. Finalja e femrave, Barty-Collin, të cilat do të diskutojnë trofeun e Australian Open 2022, do të luhet të shtunën.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




