Melburn, Zverev denoncon

Sporte të tjera | 5 vite më parë

Sascha Zverev pranon se në Australian Open tenistët nuk i nënshtrohen testeve kundër Covid-19. Gjithçka ndodhi kur francezi Ugo Humbert, doli pozitiv pasi humbi ndesdhjen e parë dhe bëri tamponin duke hyrë në Francë. Zverev që në ditët e mëparshme kishte mbështetur Djokovic në luftën e tij për të qëndruar në Melbourne, e ka shpjeguar kështu situatën:

 “Mund të dali për të ngrënë jashtë. Kemi leje për të bërë çdo gjë – ka thënë tenisti gjerman pas fitores me Millman.  – Eshtë shumë e mundur që të infektohemi pasi edhe rastet e pozitivitetit në vend jashtë shtuar shumë. Besoj se disa lojtarë kanë qenë pozitiv me Covid kur kanë ardhur në Melbourne e tani mund të jenë infektuar edhe të tjerë. Ne nuk jemi kontrolluar fare, nëse do të ishte bërë do të zbuloheshin rastet pozitive”.

Zverev shpjegon se ka frikë nga infektimi ndaj duhet bërë kujdes nga lëvizjet: “Jam këtu për të luajtur në turne. Duke parë rastet e shumta në vend, kam evituar daljet, madje nuk ka shkuar as në ndonjë restorant. Vetëm fushë-hotel, nuk dua të rrezikoj”. Edhe Garbine Muguruza, ka konfiruar: “Testet këtu janë opsionale – ka thënë – Unë i bëj me dëshirën time çdo dy ditë, edhe pse nuk janë me detyrim. Dhe kur arrijmë në fushë nuk jemi aspak të detyruar të tregojmë asnjë rezultat”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme