Murray dëgjon ‘Siuu’ të Ronaldos në tribunë: Më irritoi

Sporte të tjera | 5 vite më parë

Për përballjen e Andy Murray në raundin e parë të Australian Open u deshën 3 orë e 52 minuta për të mundur Basilashvilin 6-1, 3-6, 6-4, 6-7 (5), 6-4. Debutimi i lodhshëm por ok, pak i rrënuar nga disa shqetwsime, “dhuratw” nga publiku australian. Siç shpjegon Mirror, tenisti britanik në fillim mendoi se ishin fishkëllimat që vinin nga tribuna gjatë ndeshjes, më pas e kuptoi: “Mendoj se ishte ‘Siuu’ ose çfarëdo që thotë Cristiano Ronaldo kur shënon”.

Po, dikush e ka transferuar festimin e njohur që bën CR7 kur gëzohet nw Old Trafford në fushat e Australian Open, duke e mërzitur Murray, i cili tha se ishte “veçanërisht i irrituar”. Pavarësisht kësaj, tenisti arriti të fitojë dhe të mos shpërqendrohet.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme